14 pika të rendit të ditës në seancën e sotme të Kuvendit

Sot Kuvendi i Kosovës mban seancën e rregullt, në të cilën janë parapa të trajtohen 14 pika të rendit të ditës.

Ndër pika të tjera të rendit të ditës është edhe interpelanca e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, sipas kërkesës së GP të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe GP të Lëvizjes Vetëvendosjes lidhur me vendimin për rritjen e pagave të anëtarëve të kabinetit qeveritar.

Haradinaj është për në SHBA për të marrë pjesë në Lutjen e Mëngjesit.

Po ashtu, është paraparë të shqyrtohet për herë të parë projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për të huajt, pastaj shqyrtimi i parë i projektligjit për mbrojtje nga rrezatimi dhe siguri bërthamore, shqyrtimi i parë i projektligjit për pajisjet nën presion, shqyrtimi i parë i projektligjit për shërbimin gjeologjik të Kosovës.

Gjatë kësaj seance do të ketë edhe debat parlamentar, sipas kërkesës së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje lidhur me dënimin e disa aktivistëve të këtij subjekti politik, debat parlamentar, sipas kërkesës së nënkryetarit të Kuvendit, Kujtim Shala dhe gjashtë deputetëve nënshkrues lidhur me Raportin e 100 ditëve të punës të Qeverisë së Republikës të Kosovës, për të vazhduar me shqyrtimin e rekomandimeve të Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione në lidhje me faturimin e energjisë elektrike të shpenzuar në katër komunat veriore të Republikës së Kosovës, shqyrtimin e rekomandimit të Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sport, Inovacion dhe Ndërmarrësi për Ratifikimin e nëntë anëtarëve të Këshillit Shtetëror të Cilësisë, shqyrtimin e Raportit vjetor të performancës së Zyrës Kombëtare të Auditimit për vitin 2016 dhe shqyrtimin e raportit për gjendjen e mjedisit në Kosovë për vitin 2016.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme