14 persona janë lënduar si pasoje e një aksident trafiku që ka ndodhur mes një autobusi dhe një automjeti transportues të martën në Novobërdë.
Kjo u bë e ditur në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës ku thuhet se drejtuesi i autobusit për arsye të panjohura ka humbur kontrollin mbi drejtimin e autobusit, duke kaluar në shiritin e kundërt të lëvizjes dhe është përplasur frontalisht me automjetin që po lëvizte në anën e kundërt.
Të lënduarit kanë pranuar trajtim mjekësor në QKUK.
Policia rastin e ka cilësuar “Aksident trafiku me lëndime”, ndërsa në konsultim me prokurorin rasti shkon në procedurë të rregullt./21Media