Me vendosjen e luleve në përmendoren në Bllacë të Katllanovës sot do të shënohen 14 vjet nga fatkeqësia e helikopterit, ku tragjikisht e humbën jetën 11 pjesëtarë nga përbërja e Vingut ajror të Armatës.
– Advertisements –
Lule do të vendos një delegacion nga Ministria e Mbrojtjes dhe Shtatmadhorisë së Armatës, të përbërë nga ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska dhe zëvendësi i shefit të Shtatëmadhorisë, gjeneral-majori Azim Nuredini.
Lule do të vendosin edhe delegacione nga Kabineti i presidentit të shtetit dhe komandanti suprem i Armatës, nga Komuna e Petrovecit, Komanda për operacione, VING-u ajror, Brigada e parë këmbësorike dhe anëtarët e familjeve të ushtarëve të ndjerë.