14 vjet nga vrasja e Tahir, Enis dhe Hasan Zemajt

Më 4 janar bëhen 14 vjet nga vrasja ish zyrtarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe ish komandantit të Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës, (FARK), Tahir Zemaj.

Zemaj u vra në Pejë në vitin 2003  bashkë me djalin e tij, Enisin, dhe kushëririn e tyre, Hasan Zemaj.

E me këtë rast, dega e LDK-së në Deçan dhe anëtarët e Kryesisë së LDK-së, do të  bëjnë homazhe pranë varrezave të Tahir, Enis dhe Hasan Zemaj, në Strellc të Epërm të Deçanit.

Tahir Zemaj u shpall hero i Kosovës, nga presidenti atëhershëm i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu.

Vrasja e Tahir, Enis e Hasan Zemajt mbetet ende e pazbardhur, të cilët u vranë në kohë paqeje, gjejgësisht pas përfundimit të luftës së Kosovës. /KP/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme