15 autobusë të rinj të linjës 3 dhe 4 sot vihen në qarkullim

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, të martën ka bërë të ditur se kontingjenti i parë i autobusëve të rinj do të fillojë të qarkullojë nga sot (e mërkurë). Këta autobusë do ta mbulojnë linjën 3 dhe 4.

Sipas Ahmetit do të hyjnë në përdorim edhe biletat e integruara, pasi që një biletë e paguar do të vlejë për 2 orë gjatë transporti publik, nëpër qytet. Ndërsa, biletat do të jenë ditore, javore dhe mujore, shkruan sot “Koha Ditore”.
Sipas tij, transporti publik do të jetë falas për pensionistë dhe do të ketë çmime të reduktuara për studentët.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme