15 personat që kërkohen nga Policia e Kosovës

Policia e Kosovës vazhdon të kërkojë 15 persona, të cilët kanë kryer vepra të ndryshme penale, duke filluar nga vrasjet, deri te pengimi i komunitet të lezbikeve, homoseksualëve, biseksualëve dhe transeksualëve në Kosovë.

Policia nuk ka dhënë detaje për çka kërkohen serbët Radomir (Uros) Kasaloviç, Dusan (Dragoljub) Jovanoviç, Ratomir (Radun) Bozovic, Branislav Rakic, si dhe shqiptari Petri (Salih) Salihu, raporton kp.

Kurse, për Korab (Mehush) Zogjani, i lindur më 08.07.1987 nga fshati Halilaq komuna e Fushë Kosovës kërkohet si i dyshuar për veprën penale “vrasje e rendë” dhe për “posedim ose shfrytëzim të pa autorizuar të armëve”.

Agron Ramadan Kryeziu, i lindur më 05.05.1979 në fshatin Pagarushë të Malishevës, banues në Prizren, i cili ka fletarrest vendor. Sipas Policisë veprat për të cilat kërkohet është “vrasje e rëndë”. Ai kërkohet që nga viti 2007.

Ilir (Ymer) Avdullahu, i lindur më 24.08.1982 në Prishtinë, rruga “Vëllezërit Fazliu” me pseudonimin “LIZA”.

Policia po kërkon edhe 7 persona të dyshuar të cilët penguan promovimin e revistës “Kosova 2.0”.

Ata po dyshohen për veprën “Nxitja e urrejtjes, e përçarjes ose e mosdurimit kombëtar, racor, fetar a etnik; lëndim i lehtë trupor; shkelja e statusit të barabartë të banorëve të Kosovës; parandalimi ose pengimi i tubimit publik; dëmtim i pasurisë së luajtshme; që ndodhi më 14 dhjetor 2012 tek Salla e Kuqe, Pallati i Kulturës Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë”

Hetimi Kosova 2.0 përfshin shtatë incidente të veçanta që janë duke u hetuar nga një ekip i përbashkët i Policisë së Kosovës dhe EULEX-it. Përveç incidentit që ka ndodhur më 14 dhjetor 2012 tek Salla e Kuqe, Pallati i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, ka pasur edhe disa incidente të tjera në ose afër datës së njëjtë.

Të gjitha incidentet kanë të bëjnë me veprat penale kundër komunitet të lezbikeve, homoseksualëve, biseksualëve dhe transeksualëve (LGBT) në Kosovë. Deri tani hetimet e policisë kanë rezultuar me identifikimin e 12 personave si të dyshuar të mundshëm për vepra të ndryshme, kundër 5 prej tyre Prokurori ka hapur një hetim formal.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme