Të paktën 15 vizitorë nga Kosova u paraqitën me shenja të helmimit në urgjencën e Infektivit në Tiranë. Ata kishin kaluar fundjavën në bregdetit e Durrësit dhe dyshohet se u helmuan nga ushqimi në një nga restorantet tek “Shkëmbi i Kavajë”’, dhe pikërisht “Kamelia 3”. Të sëmurët patën të vjella , diare dhe shqetësime të tjera shëndetësore Pas marrjes së ndihmës së parë mjekësore, pushuesit u larguan, duke mos hospitalizuar asnjërin prej tyre. Pas vënies në dijeni për helmimin e dyshuar AKU shkoi në restorantit ku pushuesit kishin drekuar. U morën monstra ushqimesh, të cilat i dërguan për analiza. Dyshohet se helmimi ka ardhur nga ushqimi i konsumuar, por nuk përjashtohet edhe uji.