15-vjeçari shtiret si drejtor i CIA-s për të vjedhur top-sekrete nga ushtria amerikane

Një haker fillorist është shtirur si drejtor i CIA-s për të pasur qasje në raportet top-sekrete të ushtrisë amerikane.

Kane Gamble ishte vetëm 15-vjeçar kur vepronte si shefi i CIA-s, John Brennan nga shtëpia e tij në Leicestershire të Anglisë. Ai, madje kishte edhe kontroll në iPadin e gruas së shefit të CIA-s.

Adoleshenti posedonte fjalëkalimet, informatat personale, detajet e sigurisë, listën e kontakteve dhe dokumente të ndjeshme lidhur me aksionet në Afganistan dhe Irak.

Gamble, i cili themeloi grupin pro-palestinez “Crackas With Attitude”, u tall me shërbimin e sigurisë në Twitter për sukseset e tij, transmeton Koha.net.

Gjatë sulmeve të tij në internet, të cilat filluan nga qershori i vitit 2015, ai bëri thirrje të rrejshme te familja e Brennanit dhe kishte kontroll në iPadin e gruas së tij.

Viktima tjera të tij ishin edhe Mark Giuliano i FBI-së, Jeh Johnson e James Clapper të sigurisë kombëtare dhe drejtori i Inteligjencës Kombëtare në kohën e Barack Obamas.

Gamble përdori emailin e Clapperit për të dërguar mesazhe te zyrtarët tjerë. Ai krenohej me thyerjen më të mirë të sigurisë kur kishte qasje në databazën e FBI-së nga e cila mori 1 mijë emra të stafit të saj.

Përmes informacioneve që mblodhi Gamble më vonë i përdori si kërcënim ndaj John Holdren, këshilltar për shkencë dhe teknologji i presidentit Obama.

Këto thyerje të sigurisë i kushtuan qeverisë 40 mijë dollarë dhe pësoi dëme të reputacionit.

Gamble u arrestua në shkurt të vitit 2016 pas kërkesës së FBI-së.

Ai është shpallur fajtor për tetë akuza dhe do të mbahet edhe një seancë gjyqësore në të cilën do të shpallet dënimi i tij.

© KOHA

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme