Dhjetëra nxënës te shkollës së mesme “Janaq Kilica” e të rinj të qytetit janë bërë pjesë e një marshimi në rrugët e qytetit të Fierit.
Ata kërkuan siguri për gratë dhe vajzat, ndërsa bënë thirrje shoqërisë të denoncojnë rastet e dhunës.
Në protestë merrte pjesë edhe drejtoresha e shkollës “Janaq Kilica”, Feriniqi Fuli.
Ajo mbështeti të rinjtë dhe tha se roli i shkollës është thelbësor.
Protesta vjen pas rastit të rëndë të përdhunimit të 15-vjeçares nga Fshati Tarazh i Mirditës nga 5 persona, ku me disa prej tyre kishte lidhje gjaku.