150 vjetori i lindjes së Asdrenit/ “Me zë e figurë”, publikohen pamjet e rralla! Si këndohej Himni Kombëtar në 1929-n

Plot 150 vite kanë kaluar që prej ndarjes nga jeta e Aleksandër Stavre Drenova, poetit, publicistit dhe veprimtarit të kolonisë shqiptare të Bukureshtit, të njohur me emrin e penës si Asdreni.

Akademiku i njohur shqiptar, Vasil Tole ka publikuar videon e rrallë të himnit kombëtar, për herë të parë me zë e figurë që prej vitit 1929. Të veshur me veshjet tradicionale të kohës, patriotët shqiptarë mallëngjejnë me zellin dhe dellin nacionalist që përcjellin me anë të himnit. Performanca u shoqërua me brohoritjen njëzëri të këngëtarëve ku thanë: “Rroftë Shqypnia”. Gjatë videos së publikuar shihen edhe sekuenca të periudhës së Shqipërisë si monarki me udhëheqjen e Mbretit Ahmet Zogu.

“Në 150 vjetorin e lindjes së Asdrenit kemi kënaqësinë t’ju paraqesim për të parën herë Himnin Kombëtar “Rreth flamurit te perbashkuar”, të kënduar me zë dhe figurë, në një filmim të rrallë që i takon vitit 1929. Grupi i veshur me veshje popullore kombëtare, nga jugu në veri këndon Himnin Kombëtar me thjeshtësi e bukuri mahnitëse. “, shkruan Tole.

Kush ishte Aleksandër Stavre Drenova

Aleksandër Stavre Drenova i njohur më së shumti me nofkën Asdreni (Drenovë, 11 prill 1872 – Bukuresht, 1947) ka qenë një poet, publicist dhe veprimtar i kolonisë shqiptare të Bukureshtit.  Ai është  edhe autori i Himnit të Flamurit, që është himni kombëtar i Shqipërisë.

Asdreni nisi të shkruajë poezi dhe të botojë artikuj që në fillim të shekullit XX. Pjesë e poetëve që zbuloi apo botoi Faik bej Konica tek Albania. Në 1904-ën botoi në Bukuresht përmbledhjen e tij të parë me 99 vjersha./gazetashqiptare

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme