LEXO EDHE:
Ministria për Punë të Brendshme (MPB) njofton se gjatë ditës së djeshme ka vazhduar me kontrollet e intensifikuara në trafik dhe ka konstatuar gjithsejtë 153 gjoba, nga të cilat 32 për tejkalim të shpejtësisë, 10 për drejtim të automjetit pa patentë shoferi, 3 sanksione për automjete të paregjistruara dhe teknikisht të parregullta.
Nga MPB-ja njoftojnë dhe për tre gjoba për përdorim të celularit gjatë vozitjes, gjashtë sanksione për shofer fillestar, tre gjoba për mospërdorimin e rripit të sigurimit, katër sanksione për parakalim të paligjshme, tre masa për kundërvajtje të kryera nga motoçiklistë dhe 48 për parkim të parregullt.