154 gjoba në Shkup, 19 vozitës pa patentë shoferi

Sektori i Punëve të Brendshme-Shkup edhe gjatë ditës së djeshme (10.06.2024) ka vazhduar me kontrolle të shtuara në trafik me çrrastë vetëm në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 154 gjoba, nga të cilat 19 për vozitje pa patentë shoferi, gjashtë gjoba iu shqiptuan motoçiklistëve dhe 11 gjoba për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit.

Sipas raportit të MPB-së janë shqiptuar dhe 9 gjoba për mosvënien e rripit të sigurimit, nëntë sanksione për kalim në semafor të kuq.

“Kontrollet në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat e komunikacionit në mënyrë që të rrisim sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme