Ministria për Punë të Brendshme (MPB) njofton se gjatë ditës së djeshme në territorin e Shkupit ka regjistruar gjithsejtë 156 shkelje të rregullave të trafikut, prej tyre: 24 për tejkalim të shpejtësisë, 9 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 4 gjoba iu shqiptuan motoçiklistëve.
Sipas raportit të MPB-së janë shqiptuar dhe 15 gjoba për përdorim të telefonit gjatë vozitjes, 4 për kalim në të kuqe në semaforë, 9 për mosvënien e rripit të sigurisë dhe 4 gjoba të tjera për makina teknikisht të parregullta dhe të paregjistruara…/Alsat.mk