“Shoferë nga Shkupi, Kumanova, Gostivari, Krivogashtani dhe Koçani janë hasur duke drejtuar automjete pa patentë shoferi, ndërsa shoferët nga Vinica dhe Koçani kanë drejtuar mopedë edhe pse nuk kanë poseduar leje përkatëse drejtimi”, njoftoi MPB.
“Nën ndikimin e alkoolit është hasur një shofer nga Makedonska Kamenica, ndërsa një shofer nga Komuna e Debarcës, të cilit i janë matur 1.99 promilë alkool në gjak, ka shkaktuar edhe aksident rrugor duke u përplasur në një kopshtare betoni. Një shoferi motoçiklete nga Kavadari i janë matur 2.03 promilë alkool në gjak, ndërsa një shoferi mopedi nga Koçani i janë matur 1.88 promilë alkool në gjak”, shtuan nga MPB.
Gjithashtu, një personi nga Prilepi, i cili drejtonte automjetin nën ndikimin e alkoolit dhe të cilit janë matur 2.45 promilë alkool në gjak, gjatë verifikimeve është konstatuar se kishte ndalim aktiv për drejtimin e automjeteve motorike.
The post 16 shoferë privohen nga liria për drejtim të pakujdesshëm të automjetit appeared first on Alsat.



