Sipas Institutit për Inxhinieri Seizmologjike, për dy ditë Shkupin e kanë tronditur 16 tërmete, informon INA.
Gjatë ditës së shtunë janë regjistruar 12 tërmete, ndërsa të dielën 4. Më i forti u regjistrua të shtunën në ora 15.10 me manjitudën 5,3 sipas Rihterit, ndërsa epiqendra ishte 7 km nga Shkupi.
Të shtunën në mëngjes u regjistrua tërmet 4,4 sipas Rihterit. Edhe dje u regjistruan tërmete, ndërsa më forti ka qenë mbrëmë rreth orës 19.53.