Ne i thamë se e donim atë kur e dërguam në shkollë atë mëngjes, por më nuk e pamë të gjallë”, kujton Heidi Cripe për ditën që vdiq djali i saj Davis.
16 vjeçari, Davis Cripe, vdiq pasi kishte pirë kafe dhe pije energjike për 40 minuta.
“Për atë dhe shumicën e këtyre fëmijëve, pijet energjike nuk janë diçka ndryshe nga një soda”, thanë prindërit e Davisit.
Prindërit e tij shpresojnë të përdorin historinë e tij për të paralajmëruar prindërit dhe për të mbrojtur njerëzit e tjerë. Një përfaqësues i shtetit të Karolinës së Jugut po shtyn një projekt-ligj për ndalimin e shitjes së pijeve energjike për njerëzit më të rinj se 18 vjeç, transmeton Periskopi.
“Ne duam të trajtojmë pijen energjike sikur të ishte alkool”, thotë ligjvënësi Leon Hoëard.
Sipas Administratës amerikane të ushqimit dhe ilaqeve, të rriturit nuk duhet të konsumojnë më shumë se 400 miligramë kafeinë në ditë. Kjo është midis katër dhe pesë gota kafe. /Periskopi