Ministria për Punë të Brendshme (MPB) njofton se gjatë ditës së djeshme në territorin e Shkupit ka regjistruar gjithsejtë 165 shkelje të rregullave të trafikut, prej tyre: 25 për tejkalim të shpejtësisë, 10 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 8 gjoba iu shqiptuan motoçiklistëve, shkruan Alsat.
Sipas raportit të MPB-së janë shqiptuar dhe 6 gjoba për përdorim të celularit gjatë vozitjes, 6 për kalim në të kuqe në semaforë, 8 të tjera për mosrespektimin e përparësisë gjatë kalimit dhe 5 gjoba për tejkalim të parregullt. /Alsat.mk