Kryetari i Alternativa-s, Afrim Gashi, në vazhdën e takimeve që është duke i zhvilluar në Londër, sot ka realizuar takim me kryetaren e Asamblesë Parlamentare të NATO-s, znj. Moon Madeleine.
Në këtë takim mes Gashit dhe Madeleine u bisedua për zhvillimet e fundit në rajon dhe perspektivën euro-atlantike të Maqedonisë së Veriut.
Ky takim ishte një ndër takimet më të rëndësishme që ka zhvilluar kryetari i Alternativa-s, Afrim Gashi, duke qenë i bindur dhe i sigurt se Maqedonia e Veriut së shpejti do të bëhet anëtare e plotë e NATO-s.