17-vjeçari masakron gjithë familjen me sëpatë (Foto)

Një 17 vjeç akuzohet se ka vrarë të gjithë familjen e tij me një sëpatë

 

Ngjarja e rëndë ndodhi në qytetin Tabov, në perëndim të Rusisë.

Adoleshenti, i identifikuar me emrin Alexander K, akuzohet se ka vrarë babain e tij Victor, 43 vjeç, motrën Victoria, 14 vjeç dhe gjyshen Vera, 67 vjeç.

Viktimat, sipas mediave atje, mësohet se u gjetën në shtrat të mbuluara nga gjaku dhe me plagë të shumta në trup.

Sipas policisë, marrëdhënia e djalit me familjen ishte përkeqësuar pas vdekjes së nënës së tij nga kanceri, 3 vite më parë. 17-vjeçari mësohet se nuk shkonte mirë me partneren e re të të atit.

Megjithatë, policia deklaroi se mosmarrëveshja e fundit që çoi dhe në krimin makabër dyshohet të ketë qenë refuzimi i familjes për t’i dhënë atij një shumë parash. /tvklan.al

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme