Një vajzë 17-vjeçare është raportuar e zhdukur në Tiranë, ku burime zyrtare nga Policia e Tiranës bëjnë me dije se denoncimi është bërë nga vjehrra e saj, e cila ka njoftuar policinë për mungesën e nusës së djalit të saj që prej një dite.
Sipas informacioneve paraprake, uniformat blu kanë nisur menjëherë verifikimet dhe hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe për gjetjen e të miturës.
Aktualisht, nuk dihen detaje të tjera mbi vendndodhjen apo rrethanat e zhdukjes, ndërkohë policia po vijon punën për lokalizimin e saj.
“Më datë 28.05.2025 -kallëzoi shtetasja H. L., 65 vjeçe, se ishte larguar nga banesa, bashkëshortja 17 vjeçe e djalit të saj. Punohet për gjetjen e kësaj shtetaseje“, njofton policia.