17-vjeçarja nga Peja pasi u ngjit në 7 majat në të larta në botë, tregon si u prek nga sëmundja e lartësisë

Alpinistja Mrika Nikqi, është ngjitur në shtatë majat më të larta të  botës.

Maja e fundit që pushtoi ajo ishte Carstensz Pyramide në Indonezi.

Për këtë ekspeditë, Nikqi tha se ishte një aventurë e mahnitshme , e shkëlqyer dhe e veçantë për të.

“Vetë vendi ishte mbresëlënës, me njerëzit e mirë e të mrekullueshëm që takuam dhe kaluam këto ditë. Ngjitja teknike si asnjëherë më parë, më ofroi kënaqësinë e jetës”.

Ajo më tej deklaroi se pritja me javë për përmirësimin e motit duke mos bërë asgjë, ishte sprovë e durimit , por sipas saj duhet të respektohen rregullat e maleve, dhe të pritet për  thirrjen e tyre.

“Ngjitja e majes( 4884 lmd ) menjëherë natën e mbërritjes në Kampin Bazë (4250 lmd ) me ndryshime të mëdha në lartësi prej Timikes me nivel të detit , bëri që këtë herë të më prekë edhe mua sëmundja e lartësisë”.

Ngaqë ishte maja e fundit e projektit dhe momenti i shumëpritur ishte aq afër , ëndrra po bëhej realitet, emocionet më tradhtuan për disa çaste… Ndoshta edhe kjo ishte bukuria e kësaj ekspedite… Me shumë dashuri nga Indonezia, Mrika”, ka shkruar 18 vjeçarja në rrjetin social Facebook.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme