Sot mbushen plot 17 vjet nga dita kur u nënshkrua Marrëveshja e Ohrit, e cila i dha fund konfliktit mes UÇK-së dhe forcave të sigurisë së shtetit maqedonas.
Marrëveshja është e ndërtuar mbi pesë parimet themelore, të cilat u bashkëshoqëruan me ndryshimet kushtetuese, të cilat konfirmuan shoqërinë shumetnike maqedonase dhe ku u sanksionua se shqiptarët janë etni shtetformuese.
Marrëveshja kornizë synonte zhvillimin e qetë dhe harmonik të shoqërisë maqedonase duke respektuar njëkohësisht identitetin etnik dhe interesat e të gjithë qytetarëve të Maqedonisë.
“Marrëveshja e Ohrit detyron autoritetet e qeverisjes qendrore të garantojnë përfaqësimin e drejtë dhe mos diskriminimin.” E reflektuar në ligj kjo pikë e marrëveshjes kërkonte që në punësimet në administratën publike të sigurohej përfaqësimi i drejtë i bashkësive në të gjitha organet qendrore dhe lokale publike dhe në të gjitha nivelet e punësimit në këto organe.
Përfaqësimi në Gjykatën Kushtetuese kërkohet të bëhet mbi proporcionin e përfaqësimit në Kuvend sipas etnive. Shqiptarët që përbëjnë mbi 30 % të popullsisë maqedonase përmes Marrëveshjes së Ohrit iu garantohej e drejta e përdorimit si gjuhë zyrtare, krahas gjuhës maqedonase edhe ajo shqip. Simbolet kombëtare gjithashtu.
Parimet themelore te Marrëveshjes së Ohrit
1. Ndërrimi i pushteteve vetëm përmes zgjedhjeve te lira dhe demokratike
2. Garantohet sovraniteti dhe integriteti territorial i Maqedonisë.
3. Konfirmohet karakteri shumetnik i shoqërisë maqedonase
4. Ndërtim i shtetit demokratik
5. Zhvillimi i pushtetit vendor
Përmbajtja e Marrëveshjes së Ohrit
1. Ndërprerja e armiqësive
2. Zhvillimi i pushtetit të decentralizuar
3. Mos diskriminimi dhe përfaqësimi i drejtë
4. Përfaqësim në gjyqësor në proporcion me popullsinë
5. Gjuhë zyrtare është edhe gjuha amtare kur popullata është mbi 20%
6. Shprehja e identitetit (përdorimi i simboleve të bashkësisë në zonat ku ata përbëjnë shumicën).