
Ministria e Brendshme ka vazhduar me intensifikimin e kontrolleve nw trafik. Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 174 masa, nga të cilat 49 sanksione për drejtim tw mjetit mbi shpejtësinë e lejuar, 18 sanksione për drejtim të mjetit nën ndikimin e alkoolit, 10 masa për drejtim automjeti pa patentë shofer.
Poashtu janë vendosur 18 masa për mosdhënie përparësie për këmbësorët, 17 për kundërvajtje ndaj këmbësorëve, tetë masa për kundërvajtje ndaj motoçiklistëve, gjashtë për përdorim të celularit, pesë sanksione për drejtuesit fillestarë, tre për mjete të paregjistruara.
Aksionet e intensifikuara të kontrolleve do tw vazhdojnë edhe në ditët në vijim. MPB apelon tek qytetarët që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit për të rritur sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta



