177 shoferë janë sanksionuar në Shkup

Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme (04.08.2022) ka vazhduar me intensifikimin e kontrolleve të veprimit në fushën e trafikut.

Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 177 masa, nga të cilat 39 sanksione për drejtim mjeti mbi shpejtësinë e lejuar, 15 masa për drejtim mjeti pa patentë shofer, nëntë sanksione për kundërvajtje nga drejtuesit e motoçikletave.

Janë vendosur 13 masa për përdorim të celularit, 12 sanksione për kalim sinjalizim të mbyllur (semafor të kuq), tetë sanksione për mospërdorim të rripit të sigurimit, nëntë masa për parakalim dhe qarkullim të paligjshëm, gjashtë për mosrespektim të përparësisë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme