18 plumbat që e tronditën Prishtinën

Prishtina është tronditur dy ditë rresht nga të shtënat me armë zjarri. Dje janë shkrepur 18 plumba në rrugën “Nazim Gafurri”, e cila të çon në Gërmi. Sinjali merr vesh se cak i të dyshuarve ishte Ruzhdi Ramadani, i cili sipas dëshmitarit nga vendi i ngjarjes në momentin kur kishte dalë nga lokali në të cilin ka prerë flokët është gjuajtur me armë zjarri. Por, Sinjali mëson se veturën e tipit “BMW X5” po e drejtonte Fatmir Muji, brenda së cilës ndodhej Imer Ahmeti dhe një person tjetër.

Burimet e Sinjalit thonë se pasi policia e ka telefonuar, Muji është paraqitur në stacionin policor, vetura e marrë me qera e tipit “BMW X5” është konfiskuar. Ndërsa policia u ka shkuar në shtëpi edhe dy të dyshuarve tjerë por të njejtit nuk kanë qenë prezent.

Sidoqoftë, dje banorët e kryeqytetit janë tmerruar kur nga dy vetura, njëra e e tipit “Peguo” dhe tjetra e tipit “BMW X5” janë shkrepur plumba nga arma e zjarrit në Prishtinë. Ky rast nga Policia e Kosovës është konsideruar si “tentim vrasje”.

E gjithë ngjarja ka ndodhur në mesditë, ku dyshimi fillestar është se Ruzhdi Ramadani ishte tentuar të vritet nga një person. Sipas dëshmitarit, Ali Preniqi, që ishte duke ia prerë flokët klientit me emrin Ruzhdi Ramadani, një person kishte ardhur dhe e kishte gjuajtur me armë zjarri.

Ramadani nga vetura e tij si dhe grupi tjetër nga vetura ‘X5’, kanë shtënë me armë zjarri 18 herë. Policia e Kosovës, ndonëse nuk i ka konfirmuar këto detaje, ka gjetur 18 gëzhoja në vendin e ngjarjes.

Ndryshe, të shtëna armësh pati edhe të hënën në lagjen “Tophane” në Prishtinë, aty mbet i plagosur një person.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme