Gazetar: Adnan Qaili
18 të punësuarave në Klinikën e Toksikologjisë ju vazhdohen kontratat në vepër. Pas shumë peripecive të krijuara në opinion për kualifikimet adekuate të këtij personeli, drejtoresha organizative Besije Iljazi ka firmosur vazhdimin e kontratave për të punësuarit shqiptar. Prej dhjetorit kur ju skadoi kontrata në vepër 18 punonjësve, ata kanë vazhduar të shkojnë në punë pa marrë rroga. Në një përgjigje me shkrim drejtoresha Iljazi tha se gjitha pagat e munguara do tu kompensohen nga 15 prill kur edhe kanë marrë pëlqimin nga Ministria e Financave.
“Ata nuk kanë pasur të drejtë të punojnë edhe pse unë kam insistuar të vinë në punë, deri sa te gjejmë një zgjidhje ligjore, kështu më datë 28 shkurt kam bere kërkesë në Ministrinë e Shëndetësisë për vazhdimin e kontratave duke e përshkruar gjendjen ns klinike dhe rëndësinë e punës pa te cilët klinika e Toksikologjisë nuk mundet të funksionoj ashtu si duhet dhe tani pasi përfunduan procedurat ligjore kemi mare pëlqim nga ministria e Shëndetësisë dhe sot janë nënshkruar kontratat me te gjithë 18 personat dhe nga sot vazhdojnë punën ne klinike”, tha Besie Iljazi, Drejtoreshë Organizative në Klinikën e Toksikologjisë.
Ministri i Shëndetësisë, Ilir Demiri tha se ky vendim është profesional dhe se Klinika ka nevojë për këta të punësuar, ndërsa sa i përket fyerjeve anti-shqiptare ai iu bën thirrje të merren organeve të drejtësisë.
“Kontratat duhet të procedohen, e gjithë çështja është që mos të merret me konotacione politik, por me konotacion profesional dhe social. Kemi 18 familje që nuk kanë marrë rrogë! Unë insistoj që ato familje të marrin rrogë. Të njëjtin problem shumë shpejtë do e kemi edhe me Spitalin e Leshkës, ku mjekët shkojnë në pension dhe unë insistoj që të bëhet pjesë e Spitalit Klinik të Tetovës që të përcjellim kuadër se janë 20 familje që ju varet ekzistenca prej funksionimit të atij institucioni shëndetësor”, deklaroi Ilir Demiri, Ministër i Shëndetësisë.
Stafi mjekësor i Klinikës së Toksikologjisë mbajtën një konferencë për media ku treguan se spitali nuk ka nevojë për të gjitha 18 vendet e punës, por vetëm për disa, me fokus biologun e nevojshëm për funksionimin e laboratorit të toksikologjisë. Punësimi i 18 punonjësve shkaktoi një ndarje në grupe në klinikë, pasi një pjesë e punonjësve pretendojnë se ky personel punësohet me parti dhe nuk ka nevojë për to, kurse të tjerët thonë se urrejtja është vetëm në baza etnike, pas çka edhe kanë publikuar ankesa për ofendime. /Alsat.mk