18 të vdekur pas rrëzimit të aeroplanit

Tetëmbëdhjetë persona kanë vdekur pasi një helikopter u rrëzua në rajonin e Krasoyarsk të Siberisë në Rusi.

Sipas një burimi të shërbimeve emergjente nga një agjenci e lajmeve ruse, helikopteri ishte duke operuar nga linja ajrore Utair.

Ministria e Emergjencave ka raportour se aeroplani bartte 15 pasagjerë dhe kishte tre anëtarë të ekuipazhit.

Rrëzimi ndodhi pak pas ngritjes, kur tanket e karburantit të helikopterit ishin plot, ndërsa zjarri thuhet ta ketë djegur plotësisht avionin.

Helikopteri ishte nisur nga qyteti i Igarka-s, që ndodhet në lumin Yenisei në veri të rrethit të Arktikut.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme