Ministria për Punë të Brendshme (MPB) njofton se gjatë ditës së djeshme në territorin e Shkupit ka regjistruar gjithsejtë 184 shkelje të rregullave të trafikut, prej tyre: 75 për tejkalim të shpejtësisë, 11 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 5 për përdorim të telefonit gjatë vozitjes, 2 për kalim në semafor të mbyllur (dritë të kuqe)…
Nga MPB gjithashtu njoftojnë se kontrollet e shtuara do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, andaj apelojnë për respektim të rregullave të komunikacionit. /Alsat.mk