194 gjoba në Shkup, 20 për tejkalim të shpejtësisë

Ministria për Punë të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme në territorin e Shkupit ka gjobitur gjithsejtë 194 vozitës të cilët kanë shkelur rregullat e trafikut. Mes tyre: 20 për tejkalim të shpejtësisë, 16 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 3 gjoba për vozitje në gjendje të dehur.

Sipas njoftimit të MPB-së janë shqiptuar dhe 10 gjoba për makina të paregjistruara, 3 për vozitës fillestar, 10 për përdorim të telefonit gjatë vozitjes dhe 5 të tjera për kalim në të kuqe në semaforë. /Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme