2 kg heroinë heroinë u kapën në autobusin në pronësi të shefit të Policisë së Kufirit

Një sasi prej 2 kilogramësh heroinë janë kapur paraditen e sotme në doganën e Kapshticës në Devoll. Lënda narkotike ishte vendosur në një autobus me destinacion Greqinë.

Burime nga policia thanë se kapja e heroinës është bërë në kuadër të një operacioni ndërkombëtar.

Por në mesditë janë zbardhur detaje të reja në lidhje me heroinën.

Droga ishte në autobusin në pronësi të Edmond Çelajt. Ky i fundit është oficer policie me detyrë Shef në Drejtorinë e Kufirit dhe Migracionit në Policinë e Korçës.

Nuk dihet ende nëse Çela ka lidhje me drogën që u gjet në mjetin e tij të linjës Shqipëri-Greqi, por policia greke ka ndaluar drejtuesin.

Operacioni sipas policisë shqiptare nisi në doganën tonë në Kapshticë.

Por pasi kaloi në skaner nuk kanë mundur ta zbulojnë dhe sipas policisë sonë iu kërkua ndihmë palës greke për një kontroll të ri me aparatura më speciale. Siç edhe dyshohej droga u zbulua në një vend të fshehtë të autobusit.

Për të hetuar pozicionin e Çelës nga Tirana drejt Korçës janë nisur specialistë të Krimeve të Rënda.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme