VMRO-DPMNE kërkon dorëheqje nga ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, ndërsa personat përgjegjës kërkojnë që të tregojnë se nga çfarë sëmundje ndërruan jetë dhe u infektuan pacientët nga Gostivari.
Sipas kësaj partie, gjendja është alarmante dhe shqetësuese, ndërsa qytetarët duhet ta dijnë si të mbrohen.
“Për vetëm tre ditë, pakujdesia e ministrit Taravari mori dy jetë njerëzish të moshës 47 dhe 23. Pse tashmë për disa ditë po hesht se sëmundja mund të përhapet dhe pse ka heshtur se dy persona kanë ndërruar jetë si rezultat i asaj. Sipas informacioneve tona në rrezik jete janë edhe gjashtë persona të cilët për momentin janë në Klinikën për Infektologji”, deklaroi në konferencë për shtyp, Dafina Stojanovska nga radhët e VMRO-DPMNE.
Sipas saj, nuk janë marrë masa adekuate dhe tashmë të vdekurit nuk janë trajtuar në karantinë.
“Ekzistojnë të dhëna serioze që sëmundja të jetë e shpërndarë edhe tek personat që kanë pasur kontakt, si dhe personeli shëndetësor që punon në spitalin e Gostivarit dhe të Shkupit”, tha Sojanoska.
Ajo porositi ministrin Taravari, që në vend se të bëjë PR strategji dhe hashtage, duhet të punojë dhe të mos lejojë përhapje të sëmundjes.