20%, në ndryshimet e vitit 2018 praktikë ndryshe

Gazetar: Adrian Kerimi

Draft-amendamentet e propozuara për ndryshimet Kushtetuese nuk mund të pësojnë ndryshime në materie jashtë përmbajtjes. Kreu i Kuvendit, Talat Xhaferi thotë se deputetët nuk mund të ndërhyjnë jashtë vendimit për veprim. Deri në këtë pikë, referuar edhe Rregullores së Kuvendit, Xhaferi ka të drejtë. Sipas tij, nëse Qeveria nuk propozon abrogimin e 20% nga Kushtetuta, një gjë e tillë nuk mund të bëhet në Kuvend përmes amendamenteve ndaj draft-amendamenteve.

Por pse në vitin 2018 kishte një praktikë ndryshe. Amendamentet e propozuara aso kohe nga Qeveria që i referoheshin ndryshimit të emrit, preambulës dhe shtetësisë nuk kishin përfshi edhe Kosovën si shtet i cili kufizohet me Maqedoninë e Veriut, përcaktim i cili mungonte në Ligjin kushtetues. Aso kohe, deputetët e ASH-së kishin propozuar amendament, por shumica e kishte hedhur poshtë në komision dhe kishte propozuar amendament të komisionit.

“Neni 1-a me propozim të deputetëve të ASH-së të jetë: Kufiri shtetëror i Maqedonisë është kufiri i saj ekzistues me Republikën e Shqipërisë, Republikën e Bullgarisë, Republikën e Greqisë, Republikën e Serbisë dhe Republikën e Kosovës”, tha Syrija Rashidi, Deputet i ASH-së.

Aso kohe propozimi i Rashidit ishte formalizuar si propozim i Komisionit për Çështje Kushtetuese dhe Kosova ishte përfshirë në nenin 4-a si vend me të cilin kufizohet me Maqedoninë e Veriut. Partitë opozitare shqiptare, përkatësisht Lëvizja Besa dhe Alternativa janë deklaruar se nuk do të mbështesin ndryshimet kushtetuese derisa gjuha shqipe vazhdon të mbetet çështje numrash në aktin më të lartë juridik. Ndërkohë Aleanca për Shqiptarët beson se gjatë procedurës së shqyrtimit të amendamenteve në seancë plenare do të ketë hapësirë për ndërhyrje me qëllim abrogimin e përqindjes që i referohet gjuhës shqipe në cilësinë zyrtare. Pa deputetët e opozitës shqiptare dhe ata të Grupit të Zjarrit, Qeveria duhet të sigurojë të paktën edhe 12 deputetë të tjerë në rast se dëshiron t’i miratojë ndryshimet kushtetuese. /Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme