Gjatë këtij viti autoritetet shqiptare janë përballur me 20 sulme kibernetike nga të cilat vetëm 4 kanë prekur shërbimet e qytetarëve. Bledar Kazia drejtor i Autoritetit Kombëtar të Sigurisë Kibernetike tha në komision se janë marrë masa për të forcuar kapacitetet dhe teknologjinë e përdorur për mbrojtjen e sistemeve
Por krahas sulmeve kibernetike, një tjetër shqetësim është dezinformimi dhe përmbajtja e dëmshme në internet. Përtej anëve pozitive që ofron inteligjenca artificiale ajo mbart njëkohësisht edhe një sërë sfidash për të cilat autoritetet pritet të nisin edhe një fushatë ndërgjegjësimi
Siguria kibernetike në vend pritet do të vijojë të jetë një nga prioritetet kryesore edhe në vitin 2027, me investime të mëtejshme në teknologji, inteligjencë artificiale dhe kapacitete njerëzore.
The post 20 sulme kibernetike gjatë këtij viti/ Bledar Kazia: Tentative për dezinformim nga vende të huaja appeared first on Gazeta Shqiptare Online.



