Për dy ditë me radhë mbahen gjykimet për Krime Lufte në Krushë të Prizrenit, ku ditë më parë u përkujtua 20 vjetori i masakrave.
Ditën e enjte dhe të premte, do të vazhdojë gjykimi ndaj Darko Tasiç, i akuzuar për Krime Lufte.
Në seancat e radhës sipas vendimit të fundit të trupit gjykues, në krye gjykatësin Artan Sejrani, u njoftua se në këto dy seanca pritet të vazhdohet me dëgjimin në cilësi të dëshmitarëve të zyrtarëve hetues nga të Policisë, zyrtarë hetues të UNMIK-ut.
Ndërsa për datat 13 dhe 14 maj do të dëgjohet si dëshmitar edhe gazetari anglez John Sëeeney.
Seanca e fundit kishte sjellë edhe përplasje fjalësh ndërmjet prokurores Drita Hajdari, dhe mbrojtësit të të akuzuarit Darko Tasiç, avokatit Dejan Vasiq.
Në fillim të seancësës së fundit avokati Darko Tasiç i kishte kërkuar trupit gjykues që prokurorja Hajdari të jetë më precize në pyetjet e saj.
“Ne të gjithë e dimë se cilat kanë qenë marrëdhëniet ndërmjet shqiptarëve dhe serbëve para dhe gjatë luftës. Ne edhe e dimë shumë mirë situatën në Krushë të Vogël dhe ngjarjet e ndodhura”, pati thënë avokati Vasiq.