200 shtëpitë e humanistëve

E shtuna është ditë e madhe për Zejnije Lutën dhe familjen e saj nga Ivaja e Kaçanikut. Familjarët dhe miqtë përherë kanë pritur prej duarve të saj kur është shtruar sofra në shtëpinë e gurtë pothuajse dyqind vjet të vjetër.

“As vjehrri jem nuk e mbajke men kur u maru”, thekson Luta (46), nënë e tre fëmijëve, tek ngjitet shtegut përpjetë në shtëpinë që duket sikur është rrasur në shpatin e kodrës, shkruan sot “Koha Ditore”. Kati i parë shihet vetëm prej njërës anë.

Në të dytin janë vetëm dy dhoma. Njëra shërben si depo. Tjetra njëherësh si kuzhinë, dhomë pritjeje e dhomë gjumi për kryefamiljarin Naser Luta, bashkëshorten dhe dy djemtë e vajzën e tyre – të madhin 17 vjeç, vajzën 16 dhe të voglin 11. Asnjëra dhomë nuk ka dysheme.

Kur e zonja përvjel perden e derës, shihet se në dhomën-shtëpi orendi dhe katandi janë bërë bashkë. Përtokë i shtrijnë në mëngjes, i heqin në mëngjes dyshekët pesë anëtarët e familjes Luta, që jeton me ndihmë sociale prej 100 eurosh

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme