
Ministria për Punë të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme në territorin e Shkupit ka regjistruar gjithsejtë 203 shkelje të rregullave të trafikut. Sipas njoftimit të MPB-së bëhet fjalë për 63 gjoba për tejkalim të shpejtësisë, 8 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 32 gjoba u janë shqiptuar këmbësorëve, shkruan Alsat.
Nga Ministria e Brendshme gjithashtu njoftojnë se janë shqiptuar dhe 18 gjoba për tejkalim të parregullt,5 për kalim në të kuqe në semaforë dhe 5 të tjera për mosdhënien përparësi këmbësorëve…/Alsat.mk



