“Për 14 vite është bërë ping pong me këtë dosje” shprehet gazetarja Klodiana Lala lidhur me hetimet e çështjes 21 janari, që është marrë përsipër nga Prokuroria e Posaçme.
E ftuar në studion e emisionit “Open” në News24, gazetarja u shpreh se “nuk amnistohet vrasja, fajtor kryesor janë ata që kanë dhënë urdhër”.
Sipas Lalës, kjo ngjarja mund të zbardhet vetëm nëse SPAK arrin të sigurojë të gjithë serverin me komunikimet mes palëve.
“Kanë dalë disa fragmente të komunikimeve në radio të punonjësve të gardës. Nëse SPAK arrin të sigurojë të gjithë serverin apo të gjitha komunikimet mes palëve, mund të jetë afër zbardhjes së ngjarjes, por besoj kjo mbetet vetëm nëse dikush brenda llojit i ka ruajtur, pra një “i penduar” apo një partner ndërkombëtar. Nuk ka asnjë mundësi tjetër”, tha Lala.