“21 janari” në SPAK/ Përfundon dëshminë në Prokurorinë e Posaçme Rajmonda Nika

Rajmonda Nika, bashkëshortja e viktimës së protestës së 21 janarit, Aleks Nikës, ka përfunduar dëshminë e saj në Prokurorinë e Posaçme.


Ajo është paraqitur që prej orës 10:00 për të dhënë dëshminë e saj si kallëzuese, teksa pas saj ka filluar xhaxhai i viktimës, Mark Nika, dhënien e deklatave të tij në SPAK.

Hetimet për çështjen e 21 janarit po ndiqen nga Prokurori Alfred Shehu.

Rajmonda Nika foli shumë shkurtimisht për media, teksa u shpreh se kanë paraqitur fakte përpara prokurorit, por nuk dha detaje mbi ‘to.

Kujtojmë që ishte Gjykata e Lartë ajo që urdhëroi Prokurorinë e Posaçme ta regjistrojë procedimin, pas vendimit të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Procedimi penal është regjistruar për vrasjen e Aleks Nikës dhe plagosjen e tre protestuesve të tjerë, Artes Dybeli, Ilia Qesko dhe Ilia Papa.

LEXO EDHE:

21 janari/ Rajmonda dhe Mark Nika paraqiten në SPAK! (VIDEO)

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme