21 janari/ Rajmonda dhe Mark Nika paraqiten në SPAK! (VIDEO)

Bashkëshortja dhe xhaxhai i viktimës së protestës së 21 janarit 2011, Aleks Nika, paraqiten në ambientet e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit.


Rajmonda Nika do të dëshmojë përpara prokurorit në orën 10:00, ndërsa në orën 12:00 do të dëshmojë Mark Nika.

Hetimet për 21 janarin 2011 nisën pas kërkesës së familjarëve të Aleks Nikës, të cilët kërkonin që këtë çështje ta hetonte SPAK.

Alfred Shehu është prokurori i SPAK i cili do të hetojë çështjen e 21 janarit.

Kujtojmë që ishte Gjykata e Lartë ajo që urdhëroi Prokurorinë e Posaçme ta regjistrojë procedimin, pas vendimit të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Procedimi penal është regjistruar për vrasjen e Aleks Nikës dhe plagosjen e tre protestuesve të tjerë, Artes Dybeli, Ilia Qesko dhe Ilia Papa.

PAMJE NGA MOMENTI I MBERRITJES SE TYRE:

VIDEO 1

LEXO EDHE:

21 janari/ “Çelen dyert” e SPAK për bashkëshorten dhe xhaxhain e Aleks Nikës! Ja çfarë ore do të paraqiten në Prokurorinë e Posaçme për të dëshmuar

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme