Gjatë ditës së djeshme (08.09.2023) në territorin e RSV Kumanovë është kryer kontroll aksionar për sanksionimin e kundërvajtjeve të kryera nga drejtuesit e motoçikletave, me ç’rast janë sanksionuar 22 drejtues mjetesh.
Prej tyre 21 në Kumanovë dhe një në Kratovë. Të gjithë shkelësve u janë lëshuar dosjet përkatëse dhe do të përballen me gjobat e parashikuara me ligj. Aksionet e intensifikuara të kontrolleve vazhdojnë edhe në ditët në vijim. U bëjmë thirrje të gjithë drejtuesve të automjeteve që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e qarkullimit rrugor dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta.