22 të vdekur në protestat e palestinezëve

Është rritur në 22 numri i palestinezëve të vrarë në Gaza pas “Marshit të Kthimit të Madh”, të organizuar të premten e shkuar.

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza, Eshref el-Kudra, në një deklaratë me shkrim, tha se palestinezi Sair Muhammed Rabia, i plagosur nga ushtarët izraelitë gjatë “Marshit të Kthimit të Madh”, është i fundit që ka vdekur nga plagët e marra, transmeton KTV.

Përpos viktimave, janë më shumë se 1 mijë persona të lënduar. Ndryshe, një numër i madh i palestinezëve, që nga e premtja e javës së kaluar, janë duke protestuar në kufirin mes Gazës së bllokuar dhe Izraelit, në kuadër të përvjetorit të 42-të të Ditës së Tokës.

Izraeli, më 30 mars të vitit 1976, pushtoi mijëra hektarë tokë të palestinezëve shtetas të Izraelit në veri të shtetit. Pas kësaj, popullsia palestineze hyri në grevë të përgjithshme për të protestuar kundër këtij uzurpimi.

Kjo ngjarje, e cila njihet si “Dita e Tokës”, vlerësohet si simbol i rezistencës së palestinezëve për çështjen e tokës, e cila është burim i përleshjeve mes Izraelit dhe Palestinës.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme