22-vjeçari godet me thikë të ëmen, zbardhen detajet e para

Një ngjarje e rëndë me sfond familjar është regjistruar pasditen e sotme në Maqellarë të Dibrës, ku një 22-vjeçar ka goditur me thikë nënën e tij, duke i shkaktuar plagë të rënda.


Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se i riu me iniciale L.S., që plagosi nënën, është shoqëruar nga policia.

Mësohet se 22-vjeçari ka kryer studimet e larta, ndërsa kohët e fundit ka shfaqur shenja të pazakonta për sjelljen e tij, duke u mbyllur në vetvete.

Ndërkohë, gruaja mësohet se ka marrë plagë të rënda dhe është transportuar me urgjencë në spitalin e Traumës në Tiranë.

Sakaq, policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur rrethanat dhe motivet e këtij akti në familje.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme