22 vjeçari që ra nga ndërtsesa, në gjendje të rëndë shëndetësore: Në QKUK nuk ka kirurg ta operojë

Një punëtor i ndërtimtarisë, mëngjesin e sotëm ka rënë nga një ndërtesë e lartë në “Rrugën B”.


Bëhet fjalë për G.K, 22 vjeç nga fshati Tërpezë i Malishevës i cili aktualisht po ndodhet për tretman mjekësor në Qendër Klinike Universitare të Kosovës.

Indeksonline merr vesh që G.K është në gjendje të rëndë shëndetësore dhe atij tanimë po i duhet intervenim i menjëhershëm. Sipas burimeve të Indeksonline, familja ka hasur në neglizhencën e stafit mjekësor brenda QKUK-së, me arsyetimin se ka mungesë të kirurgut.

Sipas burimeve viktima nëse nuk futet në operacionin kryesor, rrezikon edhe të vdesë.

Më herët Indeksonline ka kontaktuar me zyrtarë të QKUK-së të cilët e kanë konfirmuar rastin, duke thënë se viktima ka lëndime të shumëfishta dhe është në gjendje të rëndë shëndetësore. Sipas tyre, atij i është ofruar ndihma e nevojshme.

“Zyra e informimit në QKUK ju konfirmon se sot në mëngjes një person është sjellë në gjendje të rëndë shëndetësore me lëndime të shumëfishta. Stafi i shërbimit emergjent të QKUK-së, ka ofruar ndihmën e nevojshme, pacienti ende ndodhet në emergjencë dhe janë duke vazhduar ekzaminimet e nevojshme nga stafi i emergjencë” thuhet në njoftimin e QKUK.

Indeksonline ka tentuar të kontaktoi me QKUK-në por deri më tani ka qenë i pamundur komunikimi.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme