24 milionë euro për Kosovën nga Komisioni Evropian

Ministri i Administratës Publike, Mahir Yagcilar, së bashku me Ministrin e Drejtësisë, Abelard Tahiri, u takua sot me shefin e Njësisë për Kosovën në Komisionin Evropian, David Cullen.

Me Cullenin u diskutua lidhur me raportet e Kosovës me Bashkimin Evropian, si dhe angazhimet dhe punën që Kosova është duke bërë drejt reformimit të administratës publike si dhe sundimin e ligjit.

Yagcilar, fillimisht ka shprehur mirënjohje për BE dhe OECD /SIGMA, për mbështetjen e vazhdueshme në realizimin e projekteve për rrugëtimin e Kosovës drejt BE-së.

Po ashtu, Ministri deklaroi se, në këtë vit do të miratohen 3 ligjet bazike, Ligjin për Shërbimin Civil, Ligjin për Organizimin e Administratës Publike dhe Ligjin për Pagat.

Ministri potencoi se këto tri iniciativa të rëndësishme legjislative do të adresojnë sfidat kryesore për administratën publike, dhe do të krijojnë një bazë të avancuar legjislative për aspiratat tona për një shtet modern dhe evropian.

Ai gjithashtu tha se mbetemi të përkushtuar në përmbushjen e obligimeve që rezultojnë nga MSA, ERA dhe dokumentet tjera strategjike.

“Shefi i Njësisë për Kosovën në Komisionin Evropian, David Cullen, shfrytëzoi rastin të falënderojë Ministrin Yagcilar dhe Ministrin Tahiri, të cilët po japin një kontribut të shkëlqyer në këtë proces”, thuhet në komunikatën e MAP-it.

Cullen, sipas njoftimit të MAP-së, ka shprehur gatishmërinë e Komisionit Evropian për thellimin e Agjendës Evropiane të Kosovës dhe për mbështetje buxhetore sektoriale që Kosova do të përfitojë rreth 24 milionë euro.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme