Për 24 orë Policia e Kosovës ka arrestuar 24 persona të dyshuar për veprime të ndryshme të kundërligjshme.
Prej tyre, 13 janë dërguar në mbajtje, ndërsa 8 persona janë dërguar në vuajtje të dënimit.Kështu është bërë e ditur në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.
Gjatë kësaj periudhe policia ka njoftuar se janë shënuar 17 aksidente me të lënduar, dhe ka shqiptuar 968 tiketa trafiku.