Sektori për Punë të Brendshme Shkup edhe gjatë ditës së djeshme (07.11.2023) ka vazhduar me kontrolle të shtuara në trafik. Me çrrastë në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 243 gjoba, nga të cilat 66 për drejtim mjeti mbi shpejtësinë e lejuar, 15 për drejtim mjeti pa patentë shoferi, pesë sanksione për kundërvajtje nga drejtuesit e motoçikletave.
Sipas raportit të MPB-së janë shqiptuar edhe shtatë gjoba për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit, 15 sanksione për mosvënien e rripit të sigurimit, katër masa për automjete me defekte teknike dhe të paregjistruara, katër për kalim në semafor të mbyllur kuq. Janë shqiptuat dhe pesë masa për kundërvajtje nga këmbësorët…
“Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat e trafikut në mënyrë që të rrisim sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thuhet në njoftimin e MPB-së.