Granit Begu, 25 vjeçari nga Mitrovica ka humbur jetën gjatë ditës së sotme, si pasojë e lëndimeve të pësuara nga rrokullisja e traktorit në një zonë malore të fshatit Kaçandoll të Mitrovicës.
Vdekjen e 25 vjeçarit e ka konfirmuar dhe QKUK, ndërsa rasti është iniciuar edhe në Polici dhe po hetohet si “vdekje aksidentale”.
Graniti ishte fejuar muajin e kaluar, dhe e fejuara e tij, ka postuar një mesazh prekës në facebook, përcjellë “Bota sot”.
“Ki mem mungu per gjithmonë”, ka shkruar e fejuara e Granitin.
Më poshtë gjeni fotot e të riut nga faqja e tij në Facebook, e cila është mbushur me ngushëllime pas lajmit tragjik.