25 vjeçari viktimë e aksidentit të rëndë në Shkup, MPB apelon për kujdes gjatë vozitjes

Gazetar: Mefail Ismaili

Një i ri 25 vjeç është viktimë e aksidentit automobilistik i cili ndodhi pak para mesnate në bulevardin “Slloveneçka” në Shkup. I riu ishte këmbësor dhe derisa priste semaforin, njëri nga automjetet e aksidentuara e ka goditur fuqishëm atë. Sipas të dhënave të Ministrisë së Punëve të brendshme, aksidenti ka ndodhur mes dy automjeteve të markës “Mercedes”, njëri me targa të Shkupit dhe tjetri me targa italiane.

“Pas aksidenti këmbësori është dërguar në klinikën “Nënë Tereza” ku edhe iu nënshkrua lëndimeve dhe nga mjeku është konstatuar vdekja. Shoferi S.O. dhe bashkudhëtarja e tij M.O. (28) nga Shkupi kanë marrë lëndime të rënda trupore. Lëndime trupore ka marrë edhe shoferi A.S.”, njoftojnë nga MPB-ja.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme kërkojnë nga qytetarët që sa më shumë të respektojnë rregullat në komunikacion, ndërsa institucionet tjera përkatëse të zbatojnë ligjet për ata që shkelin rregullat dhe shkaktojnë tragjedi nëpër rrugët e vendit.

“Vitin e kaluar kishim mbi 250 mijë sanksione, numri më i madh i të cilave janë për vozitje shumë të shpejtë, për shkak se numri më i madh i ngjarjeve në fatkeqësitë e mëdha të komunikacionit është vozitja e shpejtë. por kuptohet, ajo që është punë e jona e bëjmë plotësisht dhe qytetarët mund ti shohin policët nëpër rrugë si i dënojnë çdo ditë këto shkelës së rregullave. Kuptohet, kur bëhet fjalë për fatkeqësi të këtilla të komunikacionit me pasoja të rënda më pas kompetencat i kalojnë prokurorisë dhe gjykatës prej ku presim dënime më të ashpra për shkeljet e këtilla të rënda, që ata të jenë mësim edhe për qytetarët tjerë të kenë kujdes në komunikacion”, deklaroi Toni Angellovski, ndihmësministër i Punëve të Brendshme.

Ndërsa nga Prokuroria thonë se i kanë pranuar video materialet dhe dëshmitë e aksidentit, ndërsa dy shoferët e automjeteve ndodhen për kurim në spital. Po ashtu shtojnë se pasi kanë bërë ekspertizën në vendin e ngjarjes punojnë për zbardhjen e shpejtë të rastit. /Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme