Valmir Elezi nga KQZ ka konfirmuar se tashmë subjektet politike që do të garojnë në zgjedhjet parlamentare të 11 qershorit kanë dorëzuar listat me kandidatë. Janë gjithsej 26 subjekte politike që do të jenë në këtë garë, ndërsa konkurrencë e fortë politike pritet të zhvillohet midis dy koalicioneve të mëdha PDK – AAK – NISMA dhe të tjerë, LDK – AKR – ALTERNATIVA dhe Lëvizjes Vetëvendosje./Sakte.net