26 vjet nga zhdukja e veprimtarit Ukshin Hoti

Më 16 maj 1999 në rrethana ende të pandriçuara është zhdukur Ukshin Hoti.

Veprimtari i mirënjohur i Lëvizjes Kombëtare, profesori Ukshin Hoti u lind më 17 qershor 1943 në Krushë të Madhe të Rahovecit. Ishte profesor, shkrimtar, filozof, intelektual, atdhetar dhe veprimtar i shquar i çështjes kombëtare gjatë viteve 1981-1999.

Ukshin Hoti ka qenë edhe ligjërues në disa universitete të Amerikës, ku edhe kishte studiuar dhe ishte diplomuar.

Për aktivitetin e tij atdhetar ishte arrestuar disa herë nga regjimi serb i Titos dhe i Millosheviqit. Për herë të fundit ishte arrestuar në vitin 1994 nga policia serbe me akuzën e ushtrimit të veprimtarisë armiqësore kundër Jugosllavisë dhe për pjesëmarrjen e tij në lëvizjen për Republikën e Kosovës, me ç’rast ishte dënuar pesë vjet burg.

Më 16 maj 1999 pas lirimit dhe daljes nga qelia e burgut të Dubravës, zhduket nga polica serbe pa lënë gjurmë.

Shokët e burgut, ata që kanë shpëtuar nga masakra në Dubravë, disa ditë më vonë kanë treguar se Ukshini ishte liruar nga burgu më 16 maj, ditë e diel, në të cilën nuk praktikohej lirimi i të burgosurve.

Prej asaj kohe e deri tani, atdhetari i përkushtuar Ukshin Hoti edhe sot e kësaj dite konsiderohet i zhdukur.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme